Basketboll

EDHE EJUPI MBETET NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar edhe rinovimin e dytë në skuadër për edicionin e ri.

“Vreshtarët” në faqen zyrtare në Facebook, kanë konfirmuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me basketbollistin e ri dhe tejet perspektiv, Visar Ejupi.

Ajka” e akademisë, inteligjenca e skuadrës dhe sportisti i qytetit me karakter fenomenal, Visar Ejupi, sërish “bardhë e kaltër. Kënaqësi ta zyrtarizojmë Visarin edhe për një tjetër edicion. Dëshira e jonë dhe vullneti i tij për ta vazhduar bashkëpunimin, shpejt gjetën gjuhën e përbashkët. Duartrokiteni, mbështeteni dhe shijojeni atë në sezonin 2020/2021”, thuhet në njoftimin e Rahovecit të lëshuar para pak çasteve.

Ejupi me Rahovecin në stinorin e kaluar kishte mesatare prej, 2.9 pikëve, 2.1 kërcime e 0.3 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.