Basketboll

BIRAJ ENDE I PAVENDOSUR PËR TË ARDHMEN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Bashkimit prej vitesh, Qëndrim Biraj ende nuk ka vendosur se ku do të luaj në stinorin e ri.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, basketbollisti prizrenas ka theksuar se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj në stinorin e ri dhe se përveç Bashkimit, ka edhe një ofertë tjetër serioze të cilën po e shqyrton.

”Ende s’kam vendosur definitivisht, kam një ofertë të mirë nga një klub tjetër kosovar, por normalisht klubi ku jam rritur ka përparësi dhe mendoj të mbetem aty, por të shohim”, u shpreh Biraj.

Biraj me Bashkimin në stinorin e fundit, pati mesatare prej, 7.2 pikëve, 4.2 kërcimeve dhe 3.5 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.