Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI KOMPLETON TRANSFERIN E PARË PËR EDICIONIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit më në fund e ka kompletuar edhe transferin e parë në skuadër për stinorin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se “vreshtarët” kanë transferuar në skuadër, basketbollistin prizrenas, Edmond Kryeziu i cili pritet të zyrtarizohet shpejtë edhe nga vetë klubi i Rahovecit.

Kryeziu së fundmi ishte pjesë e Ponte Prizrenit me të cilët kishte mesatare prej, 3.6 pikëve, 1.9 kërcimeve dhe 0.6 asiste për ndeshje.

Në skuadrën e drejtuar nga Bujar Loci, pritet të zbarkojnë edhe disa transfere të tjera, vendore dhe të huaja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.