BASHKIMI KONFIRMON MBETJEN E KAPITENIT NË EKIP
Prishtinë(AsistiOnline) –�Skuadra e Bashkimit të Prizrenit, ka njoftuar ditën e sotme se ka vazhduar kontratën me kapitenin e skuadrës, Qëndrim Biraj.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e tyre në Facebook, portokallinjët kanë konfirmuar qëndrimin e kapitenit të skuadrës në ekip, për së paku edhe një stinor.
”Qëndrim Biraj ka renovuar kontratën me klubin për të vazhduar ta bartë fanellën e portokalltë. Biraj është bërë kapiten i skuadrës sonë që nga stinori 2014/15 kur ishte vetëm 25 vjeç dhe këtë detyrë do të vazhdojë ta mbajë edhe më tej”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Bashkimit.
Biraj me Bashkimin në stinorin e fundit, pati mesatare prej, 7.2 pikëve, 4.2 kërcimeve dhe 3.5 asisteve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.