Basketboll

FAHRO ALIHOXHIQ TRANSFEROHET NË ELITËN ESTONEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës në stinorin e kaluar, boshnjaku – Fahro Alihoxhiq, është bërë me skuadër të re për stinorin 2020/21.

Alihoxhiq është transferuar tek skuadra e njohur estoneze, ”Rapla” dhe në edicionin e ri, atë do ta shohim në elitën estoneze, ekip i cili luan edhe në ligën e përbashkët, ndërmjet Letonisë dhe Estonisë.

Alo-qendra boshnjake me Prishtinën në stinorin e kaluar, kishte double-double mesatare impresionuese prej, 16.1 pikëve, 10.9 kërcimeve e 2.2 asisteve për ndeshje.

Të kujtojmë se në elitën estoneze, konkretisht tek ekipi ”Parnu” është transferuar sivjet edhe basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.