Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON KRYEZIUN, TRANSFERON EDHE HAJZERIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit më në fund ka konfirmuar dy transferime  në skuadër për edicionin e ri.

”Vreshtarët” kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur kontrata me dy basketbollistët vendorë, Edmond Kryeziu e Sami Hajzeri.

Kryeziu së fundmi ishte pjesë e Ponte Prizrenit, ndërsa Hajzeri luajti në ligën e dytë me Dukagjinin.

Tek skuadra që sivjet do të drejtohet nga Bujar Loci, pritet të transferohen edhe disa lojtarë, kryesisht të huaj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.