Basketboll

KAPITENI BESNIK I VËLLAZNIMIT EDHE NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllanzimit në vazhdën e kompletimit të rosterit për edicionin e ri në të cilin do të garojë në Superligë, ka njoftuar çaste më herët, për vazhdimin e kontratës me kapitenin, Driton Rraci.

Gjakovarët nëpërmjet llogarisë zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se kanë vazhduar kontratën me kapitenin e skuadrës, Driton Rraci edhe për një stinor tjetër.

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë që klubi ka arritur marrëveshje me kapitenin tonë edhe për një sezon tjetër, Rraci sezonin që lamë pas luajti me plotë 61 pikë, 31 asistime dhe 97 kërcime. Pa dyshim që eksperiensa e Rracit do të jetë çelësi i ekipit tonë në Superligë”, thuhet në njoftimin e gjakovarëve.

Të kujtojmë se Driton Rraci, prej vitesh bart fanelën dhe shiritin e kapitenit tek Vëllaznimi dhe gjithmonë i ka qëndruar besnik klubit nga Gjakova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.