SHUMICA E KLUBEVE KOSOVARE, MË NË FUND NISIN PËRGATITJET PËR EDICIONIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe të gjatë pushimi të detyruar, nga pandemia globale COVID-19, më në fund shumica e klubeve kosovare të Superligës së Kosovës në Basketboll, kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri.
Në fakt, deri dje të gjitha palestrat kosovare ishin detyrimisht të mbyllura me vendim të institucioneve përkatëse, si pasojë e pandemisë COVID-19, por që nga dje ato janë të gatshme për sportistët dhe klubet kosovare menjëherë janë vënë në aksion, duke parë se edhe ashtu janë vonë në të gjtha aspektet.
Shumica e skuadrave të Superligës, tashmë kanë nisur përgatitjet me lojtarë për edicionin e ri. Ekipi i parë që ka filluar me përgatitje, ka qenë, Golden Eagle Ylli i Therandës që ka filluar të shtunën, ndërsa edhe klubet e tjera, si Trepça, Ponte Prizreni, Prishtina dhe Rahoveci, kanë startuar nga e hëna me përgatitje.
Ekipet si, Peja, Bashkimi dhe Vëllaznimi, pritet që poashtu të nisin shumë shpejtë përgatitjet dhe të kompletohen sa më shpejtë të jetë e mundur për edicionin e ri.
Ndërsa edhe në Superligën e femrave, ekipet pretendente për titull, Bashkimi e Prishtina, tashmë kanë startuar me përgatitje.
Të kujtojmë se edicioni i ri në basketbollin e Kosovës, nisë me ndeshjet e Superkupës nga datat 21 tetor, ndërsa xhiro e parë e Superligës së meshkujve luhet më datat 28/29 tetor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.