Basketboll

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË TRANSFERI I PARË I HUAJ I BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit e ka kompletuar transferin e parë të huaj, për edicionin 2020/21.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se prizrenasit, kanë arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Sean Hoehn i gjatë 188cm.

Hoehn në katërt edicionet e fundit ishte pjesë e ”Sacred Heart University” nga NCAA me të cilët në stinorin 2018/19, kishte mesatare tejet të lartë prej, 17.9 pikëve, 3.3 kërcimeve, 2.6 asisteve dhe 1.5 vjedhje topash për ndeshje.

Prizrenasit pritet që në ditët e ardhshme të përforcohen eventualisht edhe me dy lojtarë të huaj.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.