Basketboll

EKSKLUZIVE: TREPÇA KOMPLETON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka kompletuar transferin e parë të huaj, para ndeshjes së “play out”-it që e luan me As Prishtinën në garë për qëndrim në Superligë.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se mitrovicasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Devin Haygood i gjatë 2.03cm.

Haygood në stinorin e fundit është paraqitur për skuadrën e “North Carolina A&T State University AG”, nga liga NCAA e SHBA-ve me të cilët ka pasur mesatare prej, 7.7 pikëve, 4.2 kërcimeve dhe 0.6 asisteve për ndeshje.

Skuadra ”xehtare” pritet që në ditët në vijim të afrojë edhe disa lojtarë të rinjë në ekip.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.