REALI E NISË ME HUMBJE DËSHPËRUESE STINORIN NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, stinorin e ri të Euroligës.
”Los Blancos” kanë pësuar humbje në start të Euroligës, ndaj rivalit tjetër spanjoll, Baskonia me rezultatin final, 76-63.
Individët më të dalluar në këtë fitore të ëmbël të Baskonias sonte ishin, Pierria Henry me 23 pikë e 6 asiste, si dhe Alec Peter me 18 pikë.
Tek Reali s’mjaftuan për fitore, Facundo Campazzo me 17 pikë e as Jaycee Carroll e Walter Tavares me nga 10 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.