Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON TË HUAJIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar lojtarin e parë të huaj për stinorin e ri.

“Vreshtarët” kanë transferuar në skuadër, fundorin amerikan, Isaiah Traylor.

Njoftimi i plotë nga skuadra e Rahovecit:

“Djaloshi që së fundi djersiti fanellën e skuadrës Lakehead në Kanada, është i gjatë 193 cm, teksa karakteristikë kryesore ka të qenurit bartës i ekipit. Për dy sezonet e fundit ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës, me një mesatare prej 21.7 pikësh për ndeshje. Traylor pritet të jetë një nga pikat e forta të Locit në aspektin organizativ”, thuhet në njoftimin e skuadrës vreshtare.

Tek Rahoveci pritet të zbarkojnë edhe dy lojtarë të huaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.