Basketboll

TREPÇA MBAN NË SKUADËR, TË GJITHË VENDORËT NGA STINORI I KALUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen në ekip të strukturës së re organizative, skuadra e Trepçës nga ky stinor pritet të jetë me ‘fytyrë’ krejtë ndryshe dhe shumë serioze e për trofe në basketbollin e Kosovës.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e rinjë të ekipit, menjëherë kanë vazhduar kontratat e të gjithë lojtarëve vendorë që ishin pjesë e Trepçës në edicionin e kaluar dhe pritet të transferojnë edhe disa të huaj për ta kompletuar ekipin për gara.

Kapiteni Valdrin Haxhiu, Besnik Azemi, Burim Zekiqi, Agon Selmani, Rinol Gashi, Shpat Syla, Ramadan Zekiqi, Donat Musa, Altin Maxhuni e Anes Gashi, pritet të nënshkruajnë edhe zyrtarisht kontratat e reja me Trepçën.

Të kujtojmë se ditë më parë, AsistiOnline.com e kishte konfirmuar ekskluzivisht lajmin, se Trepçës në edicionin e ri do ti prijë, trajneri i njohur kroat, Neven Pllantak.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.