TRE YJET E SKUADRËS SË CSKA-SË, DALIN POZITIVË ME COVID-19
Prishtinë(AsistiOnline) – Pandemia korovavirus, së fundi ka shpërthyer në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë, atë të Euroligës.
Skuadra e madhe ruse, CSKA Moska ka njoftuar se tre lojtarët e saj, Nikola Milutinov, Janis Strelnieks dhe Semen Antonov, janë testuar pozitivë për COVID-19 dhe tash janë në procedurat e shërimit.
Të tre lojtarët, të cilët iu nënshtruan provave për COVID-19, të premten, janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe janë në pritje të konfirmimit dhe verifikimit të mëtejshëm të rezultateve.
Lajmi për infektimin e lojtarëve të CSKA-së me këtë virus, arrin disa orë pasi Barcelona, e cila u përball me CSKA Moskën në ditën e hapjes së Euroligës 2020-21 të enjten, dhe poashtu edhe klubi katalunas njoftoi se kryetrajneri, Sarunas Jasikevicius dhe ndihmëstrajneri, Darius Maskoliunas të dy ishin testuar pozitivisht ose koronavirus.
Fatmirësht të tre lojtarët e infektuar të CSKA-së, nuk janë paraqitur fare në përballjen ndaj Barcelonës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.