BASHKIMI MBYLL MERKATON ME DY TRANSFERE TË HUAJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit nga Prizreni e ka mbyllur merkaton e basketbollit të Kosovës me dy transfere të huaja.
Prizrenasit kanë paraqitur për regjistrim në FBK, dy basketbollistë të huaj të cilët pritet të jenë ndihmesë tejet e madhe për ta në stinorin e ri 2020/21.
Basketbollisti nga Mali i Zi, Nikola Vukcevic, është përforcimi i dytë i huaj i prizrenasve. Ai vjen nga skuadra e kampionatit hungarez, KTE-Duna, për të cilën ka luajtur gjatë stinorit të kaluar. 23 vjeçari 188 cm i gjatë, më parë ka pasur karrierë edhe në skuadrat si KK Lovcen dhe ABS Primorje nga Mali i Zi.
Ndërsa transferi i dytë, është qendra amerikane, Shaq Carter, i cili do të mbulojë hapësirën nën kosh te skuadra e Bashkimit. Carter është përforcimi i tretë i huaj pas fundorëve, Sean Hoehn dhe Nikola Vukcevic, të cilët u zyrtarizuan më parë. Gjiganti amerikan ka gjatësi prej 206 cm dhe vjen nga skuadra Rutgers Scarlet Knights, me të cilën ka luajtur në dy stinorët e fundit në NCAA.
Përpos transfereve të huaja, Bashkimi ka paraqitur për regjistrim në FBK edhe lojtarët vendorë: Drini Rexha (Lipjani), Idon Pallushi (Megasport), Arbër Rushiti (Ponte Prizreni) dhe Altin Gashi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.