FENERI FITON DERBIN TURK NDAJ EFESIT NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka fituar derbin e skuadrave turke ndaj Efesit në Euroligë, në mbrëmjen e sontme.
Ekipi i Fenerit që sivjet ka ndryshuar rrënjësisht, nga ai i vitit të kaluar përfshirë edhe trajnerin, ka arritur të triumfojë edhe në xhiron e dytë të stinorit të ri në Euroligë, madje kësaj radhe duke e mposhtur në derbin e Stambollit, Anadolu Efesin me rezultat të përgjithshëm, 71-80.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të madhe të Fenerit sonte: Nando DeColo(20), Lorenzo Brown(17), Jan Vesely(13) dhe Edgaras Ulanovas(10).
Tek Efesi vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifrore sonte, Krunoslav Simon me 24 pikë e Rodrigue Beaubois me 11 sosh.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.