Basketboll

2 NDESHJE 2 DISFATA, REALI PËSON RËNDË EDHE NGA VALENCIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka pësuar edhe disfatën e dytë, nga po aq ndeshje të zhvilluara në edicionin e ri të Euroligës.

”Los Blancos” janë mposhtur para pak çasteve në ”Wizink Center” të Madridit, thellë nga rivali tjetër spanjoll, Valencia me rezultat 77-93. Duke e konfirmuar formën e dobët që po kalojnë në start të Euroligës.

Tre lojtarë shkëlqyen me pikë dyshifrore në këtë fitore të Valencias sonte, malazezi Bojan Dubljevic me 24 pikë, Mike Tobey pati 14 pikë dhe i ardhuri nga Fenerbahçe, Nikolla Kaliniç pati 10 pikë të shënuara dhe 8 kërcime.

Tek Reali ishin të pamjaftueshëm për fitore, Walter Tavares me 15 pikë e 7 kërcime e Facundo Campazzo me 14 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.