Basketboll

DY ISH-LOJTARËT E PRISHTINËS, NË KLUBIN NGA BUNDESLIGA GJERMANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy ish-lojtarë të Sigal Prishtinës pak vite më parë, janë transferuar në klubin e njejtë nga Budesliga e Gjermanisë.

Jordan Hulls dhe Andrew Warren, janë transferuar tek skuadra e njohur gjermane, ”Ludwigsburg” që garon në Bundesligë, ndër ligat më të forta të basketbollit në Evropë viteve të fundit.

Hulls së fundi ishte pjesë e skuadrës, s.Oliver Wuerzburg” me të cilët kishte mesatare prej 11.0 pikëve, 2.6 asiste dhe 1.6 kërcime për ndeshje, ndërsa, Andrew Warren poashtu luajti tek skuadra tjetër gjermane, ”MBC” me një mesatare prej, 15.4 pikëve, 2.3 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.

Të dy lojtarët në fjalë, vite më parë ishin pjesë e dalluar e Prishtinës.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.