Basketboll

SHATRI: HYJMË NË FINALE, QË TA FITOJMË KUPËN

Edhe basketbollistja e Prishtinës, Era Shatri është shprehur optimiste për skuadrën e saj, në finalen ndaj Bashkimit e vlefshme për Superkupën e Kosovës.

Shatri e Prishtinës, ka thënë se atmosfera në skuadrën prishtinase është shumë e mirë dhe janë të motivuar për këtë finale.
Përkundër situatës së pandemisë që na ka penalizuar dhe na ka lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ne në momentin që janë hapur palestrat, kemi vazhduar të stërvitemi dy herë në ditë. Në skuadrën tonë është atmosferë shumë e mirë dhe jemi të motivuar dhe të lumtur që pas 7 muajve do të luajmë një ndeshje zyrtare. Ne e njohim kundërshtarin tonë dhe kemi punuar për këtë ndeshje, prandaj fillimisht pres që të tregojmë lojë cilësore dhe padyshim se në Pejë shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi kapitenia e Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja Bashkimi-Kosovahome Prishtina zhvillohet sot nga ora 14:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës dhe transmetohet direkt në Art Sport 3.

Komentet janë të mbyllura.