DËNIME TË KONSIDERUESHME NGA NDESHJET E SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas, ka përfunduar me sukses organizimi i Superkupës së Kosovës të cilën në fund e fitoi ekipi i Sigal Prishtinës, duke e mposhtur në finale Bashkimin e Prizrenit.
Përpos ndeshjeve të bukura, kjo garë solli edhe dënime për akterët të cilët thyen rregulloret e FBK-së.
Në total nga ndeshjet e Superkupës, informatori i FBK-së njoftoi sot se janë shqiptuar në total 800 euro gjoba në të holla, për tre zyrtarë të ekipeve që s’ju janë përmbajtur rregulloreve të FBK-së.
Vendime e FBK-së:
1. Bujar Loci ( KB Rahoveci) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 150 euro.
2. Andin Rashica ( KB Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 150 euro.
3. Agon Abazi (KB Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.3 të PG dënohet me 500 euro.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.