MBYLLET XHIRO E PARË E SUPERLIGËS, JEPEN SINJALE SE NA PRET SEZON I JASHTËZAKONSHËM
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe afro 7 mujore pushim i detyruar nga pandemia COVID-19, gjatë mesjavës është zhvilluar xhiro e parë e Superligës së Kosovës në basketboll, për konkurencën e meshkujve.
Rezultate tejet interesante janë arritur në xhiron e parë të Superligës dhe me të vërtetë janë dhënë sinjale pozitive se përkundër telasheve financiare të skuadrave, na pret një stinor interesant.
Dy ndeshje janë zhvilluar të mërkurën e dy të enjtën dhe çfarë vlen të ceket është dominimi i skuadrave vendase që kanë arritur tri fitore, ndërsa vetëm një fitore ju ka takuar mysafirëve.
Xhiro është hapur me një derbi të vjetër, ndërmjet Pejës e Prishtinës, ku në ”Karagaçi” skuadra vendase e pejanëve ka triumfuar ndaj mysafirëve nga kryeqyteti, 107-86.
Ndërsa në ndeshjen e dytë të së mërkurës, Rahoveci e ka nisur me ‘këmbë të mbarë’ stinorin e ri me fitore ndaj të promovuarve në elitë sivjet, Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat, 88-65.
Të enjtën u zhvilluan dy super-takime të tjera. Golden Eagle Ylli festoi në ”Sezai Surroi” ndaj Ponte Prizrenit me shifrat e përgjithshme, 77-85 në një ndeshje tepër interesante.
Dhe xhiro’ja u mbyllë poashtu në Prizren me derbin e vjetër poashtu në mes Bashkimit dhe Trepçës e ku në fund, pas një dueli shumë dramatik, triumfuan vendasit nga Prizreni me rezultat minimalisht të ngushtë, 73-72.
Pas xhiros së parë të Superligës, renditjes tabelare i prijnë ekipet: 1.Rahoveci, 2.Peja, 3.Ylli, 4.Bashkimi me nga 2 pikë. Të pasuara nga ekipet: 5.Trepça, 6.Prizreni, 7.Prishtina, 8.Vëllaznimi me nga 1 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.