VALENCIA FITON PËRBALLJEN E VËSHTIRË NDAJ MILANOS
Prishtinë(AsistiOnline) – Valencia spanjolle sonte e ka arritur edhe fitoren e pestë sezonale, pas 7-të xhirove të zhvilluara në Euroligë.
Skuadra nga Valencia, ka triumfuar si vendase ndaj favorites në letër para nisjes së sfidës, Olimpia Milanos me rezultat, 86-81.
San Van Rossom me 21 pikë e Klemen Prepeliç me 14 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore tejet të vlefshme për Valencian sonte.
Përderisa tek Milano s’mjaftuan për fitore, Shavon Shields me 17 pikë e as Kyle Hines me 13 sosh.
Në duelet tjera të mbrëmjes, Fenerbahçe në Stamboll mposhti Khimkin me rezultat, 83-71, Bayerni në Mynih triumfoi ndaj Crvena Zvezdës, 74-59. Dhe CSKA-ja fitoi në udhëtim tek Panathinaikosi me rezultat, 83-89.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.