Basketboll

PRISHTINA E RE ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Prishtina e Re që drejtohet nga trajneri i mirënjohur, Albert Sylejmani, ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën e parë.

Ekipi kryeqytetas ka triumfuar në shtëpi, thellë ndaj Lipjanit me rezultat, 95-52.

Luftim Cikaqi me 21 pikë e 13 kërcime, Altin Selmancena me 21 pikë e 9 kërcime, Arber Smajli me 12 pikë dhe Gentian Prenaj me 10 pikë u dalluan në këtë fitore të Prishtinës së Re.

Tek Lipjani lojë të mirë shfaqën, Arjanit Krasniqi me 22 pikë dhe Hamit Sllamniku me 15 sosh.

Prishtina e Re, sot e arriti fitoren e parë në Ligën e parë, karshi tre disfatave. Ndërsa, Lipjani mbetet i fundit në tabelë me 4 disfata nga po aq ndeshje të zhvilluara.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.