Basketboll

TOP-5 LOJTARËT MË TË ‘RREZIKSHËM’ TË ISLANDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës sot do ta ketë një test shumë të vështirë përballë një rivali si Islanda dhe AsistiOnline.com ka hulumtuar në lidhje me rrezikun, që e pret ekipin tonë kosovar nga lojtarët mysafirë.

 

 

Në bazë të formës aktuale në ekipet e tyre në ligat nacionale, lojarët më të rrezikshëm të Islandës i kemi renditur kështu:

 

 

Aegir Steinarsson me mesatare, 28.0 pikë, 5 kërcime e 6 asiste për ndeshje me ekipin e Stjarnanit në Superligën e Islandës.

 

 

Kjorri Jonsson, 27.0 pike, 6.0 kërcime e 3.0 asiste për ndeshje me ekipin e Haukarit në Superligën e Islandës.

 

Elvar Fridriksson 16.4, 7.8 asiste e 4.0 kërcime për ndeshje në Superligën e Lituanisë me ekipin e Siauliait.

 

 

Jon Axel Gudmundsson 16.3 pike, 5.7 kercime 5.0 asiste me skuadrën e Frankfurtit në Superligën e Gjermanisë.

 

Si dhe Tryggvi Hlinasson me 14.6 pike 5.9 kercime me Zaragozën në Spanjë e që pritet të jetë rreziku kryesor për Kosovës sonte, pa i ashkaluar në veçanti, Gudmundssonin e Frankfurtit dhe Fridrikssonin e Siauliait.

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.