Basketboll

RC COLA DRITA ME FITORE RUTINORE, VAZHDON TË JETË HIJE E AS PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita e ka arritur edhe një fitore bindëse në stinorin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.

Gjilanasit kanë arritur të triumfojnë si vendas, ndaj skuadrës nga kryeqyteti, Prishtinës së Re me rezultat të përgjithshëm, 91-75.

Skuadra e Rc Cola Dritës arriti fitore sot, në saje të dominimit të thellë në dy çerekët e parë të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina e Re i fitoi ngushtë dy periudhat e fundit, por pa arritur të thejë deficitin e lartë nga pjesa e parë dhe kështu ndeshja i takoi ekipit vendas.

Në këtë sfidë patën hapësirë të gjithë basketbollistët e RC Cola Dritës e më të dalluarit ishin, Rinor Ahmeti, Driton Sylejmani e Bardh Jakupi me nga 15 pikë secili, 11 i pati kapiteni Qëndrim Demi e me 10 sosh luajti Milaim Jetishi.

Tek Prishtina e Re me lojë të mirë u dalluan, Luftim Cikaqi me 22 pikë e 11 kërcime, Altin Selmancena me 16 pikë, Arber Smajli me 12 pikë dhe Art Islamaj me 10 pikë, 11 kërcime e 8 asiste.

Pas xhiros së shtatë, RC Cola Drita vazhdon të jetë në pozitën e dytë, tash me 13 pikë, 6 fitore e 1 disfatë. Ndërsa, Prishtina e Re gjendet e 8-ta me 7 pikë, 6 humbje e 1 fitore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.