Basketboll

KBF KASTRIOTI ARRIN FITOREN E PARË NË ELITËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shtatë xhirove pa fitore, më në fund vashat e Kastriotit nga Ferizaji e kanë arritur fitoren e parë në stinorin e ri të Superligës së femrave.

Skuadra ferizajase që drejtohet nga trajnerja, Kimete Haliti ka arritur që në udhëtim të mposhtë vashat e Trepçës me rezultatin final të ndeshjes, 60-74.

Basketbollistet më të dalluara në fitoren e vashave ferizajase sot ishin: Agnesa Rrahmani me 26 pikë e 5 kërcime, Amani Alexander me double-double, 24 pikë e 11 kërcime, Anita Grainca me double-double, 13 pikë e plotë 18 kërcime, si dhe Erina Berisha me 8 pikë.

Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Alma Muzliukaj me double-double, 19 pikë e 13 kërcime, Arta Mustafa me 14 pikë, 6 kërcime e 3 asiste, si dhe Lorena Haxha me 12 pikë e 4 kërcime.

Pas xhiros së tetë, Kastrioti ngritet në pozitën e 5-të me 9 pikë, 1 fitore dhe 7 disfata. Për t’ja lëshuar Trepçës pozitën e fundit(6) poashtu me 9 pikë, 1 fitore dhe 7 disfata.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.