Basketboll

VËLLAZNIMI ME FITOREN E RADHËS, KËSAJ HERE NDAJ PENZËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit në konkurencën e femrave e ka arritur edhe fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Vashat gjakovare kanë mposhtur në udhëtim, Penzën e Pejës me rezultat të përgjithshëm, 61-81.

Basketbollistet më të dalluara të gjakovareve, si zakonisht edhe sot ishin amerikane: Raven Baker me 31 pikë, Sarah Mgbeike me double-double(20pk, 21krc) dhe Rina Hoda me  9 pikë.

Tek Penza me lojë të mirë u dalluan, Ermelinda Gjukaj me double-double fantastik(12pk, 15krc), Valbona Bytyqi me 22 pikë e 8 kërcime, si dhe Vanesa Bojku me 10 pikë.

Pas javës së tetë, Vëllaznimi merr përkohësisht kreun e renditjes tabelare me 15 pikë të grumbulluara, 7 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ndërsa, Penza gjendet e 4-ta me 11 pikë, 3 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.