Basketboll

XHIRO E MESJAVËS NISË SOT, ME NJË SUPER-PËRBALLJE NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë kësaj mesjave do të rikthehet në aksion me xhiron e radhës, Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Kjo xhiro hapet në ”Karagaçi” me një super-përballje e cila do jetë edhe derbi i javës, pa asnjë dyshim. Bëhet fjalë për sfidën, ku sot Peja i bën ‘konakun’ skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Skuadra pejane është e vetmja në elitë, që ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Ylli ka katër fitore dhe një humbje, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, që ishin përballur edhe në finale të Kupës, edicionin e kaluar, ku triumfuan pejanët.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 6

E martë

15:00 Peja – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.