Basketboll

DERBI LOKAL I PRIZRENIT SOT NË ”SEZAI SURROI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të vazhdojë të luhet xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës me dy ndeshje mjaftë interesante.

Padyshim sfida që spikat është derbi i rivalëve lokal mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë përballje. Ponte ka dy fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe katër humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 6

E mërkurë

15:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.