Basketboll

FITORJA E PARË E VËLLAZNIMIT NDAJ PRISHTINËS, QË NGA PASLUFTA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur edhe fitoren e dytë në stinorin promovues në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjakovare para pak çastesh, ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Sigal Prishtina me rezultat të përgjithshëm, 61-73. Vlen të ceket se kjo fitore, është e para për Vëllaznimin që nga paslufta ndaj Prishtinës.

Kjo sfidë qytsh në start nisi shumë ngushtë me Prishtinën që e fitoi minimalisht periodën e parë, 18-17, ndërsa çereku i dytë sa i përket pikëve të shënuara u mbyll baraz, 20-20 dhe Prishtina shkoi në pushim mes pjesëve me avantazh poashtu minimal, 38-37.

Në pjesën e dytë, Vëllaznimi e ngriti tempon e lojës dhe mori rezultatin në favorin e vet, duke e fituar periodën e tretë, 11-16 dhe njëkohësisht 30 minuta lojë u mbyllën me avantazhin e mysafirëve, 49-53. Periudha vendimtare e ndeshjes, ju takoi edhe më bindshëm mysafirëve nga Gjakova, 12-20, të cilët e konfirmuan fitoren e merituar sot.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifore në fitore te Vëllaznimi sot: Fundori amerikan, Chris Hortman ishte fantastik me double-double fantastik(10pk, 10krc, 10ast), lojë fenomenale zhvilloi edhe qendra Devante Jackson që ishte i pandalshëm në trapez me 18 pikë e 8 kërcime, Cedric Council luajti poashtu me double-double(14pk, 11krc), transferi nga Shqipëria, Robert Shestani luajti me 10 pikë, 8 asiste e 5 kërcime dhe kapiteni Driton Rraci, shtoi 8 pikë në momente tejet vendimtare.

Në anën tjetër, tek Prishtina s’mjaftuan për fitore: Fisnik Rugova me 16 pikë, transferi i ri, Daniel Lekndreaj me double-double(11pk, 11krc) dhe Arian Qallaku që shtoi 13 pikë.

Pas xhiros së gjashtë, Vëllaznimi largohet nga fundi i tabelës dhe ngritet për dy pozita në vendin e 6-të me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Prishtina bie në pozitën e 7-të me 8 pikë, 2 fitore dhe 4 disfata.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.