MBYLLET XHIRO E GJASHTË E SUPERLIGËS, KREU I NJEJTË E VËLLAZNIMI LARGOHET NGA FUNDI
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë të martës dhe të mërkurës, është zhvilluar xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës, ku janë arritur rezultate tejet interesante.
Të martën janë zhvilluar dy takimet e para të xhiros, ku fitore arritën ekipet vendase.
Në derbin e xhiros, Peja mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat, 90-80 dhe kështu vazhdon si ekipi i vetëm pa humbje në stinorin e ri të garave.
Ndërsa, poashtu të martën fitore arriti edhe Rahoveci, që në ”Mizahir Isma” mposhti ngushtë skuadrën e Trepçës, 81-78.
Të mërkurën, Sigal Prishtina u mposht në kryeqytet nga Vëllaznimi me rezultatin final, 61-73 dhe kryeqytetasit e konfirmuan formën e dobët në të cilën po kalojnë, përderisa gjakovarët konfirmuan se do jenë ”arrë” e fortë për çdo ekip sivjet.
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Ponte Prizreni triumfoi ndaj Bashkimit, në derbin lokal të Prizrenit me shifrat e ngushta dhe finale të ndeshjes, 81-77.
Pas xhiros së 6-të, kështu duket tabela në Superligën e Kosovës te meshkujt:
1.Peja 12 pikë
2.Golden Eagle Ylli 10 pikë
3.Rahoveci 10 pikë
4.Ponte Prizreni 9 pikë
5.Trepça 8 pikë
6.Vëllaznimi 8 pikë
7.Sigal Prishtina 8 pikë
8.Bashkimi 7 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.