DRITA MBYLL STINORIN VJESHTOR ME FITORE DHE DIMËRON SI NËNKAMPIONE
Prishtinë(AsistiOnline) – Nëra ndër skuadrat më të organizuara sivjet në basketbollin e Kosovës, RC Cola Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor me fitore në Ligën e parë.
Ekipi gjilanas ka mposhtur sonte, skuadrën e Vushtrrisë me rezultat të ngushtë, 80-74 dhe kështu do të dimëroj si nënkampione e Ligës së parë të Kosovës.
Në fitoren e bardhekaltërve sonte lojtarët më të dalluar ishin, Gent Shala me double-double(18pk, 24krc), Qëndrim Demi me 20 pikë, Rinor Ahmeti me 19 pikë e Erhan Sholla me 12 pikë.
Tek Vushtrria me lojë të mirë u dalluan, Engjëll Ramaj me 23 pikë, Albion Imeri me 18 pikë e Erlind Uka me 11 pikë.
Drita e mbyll stinorin vjeshtor në Ligën e parë në pozitën e dytë me 17 pikë, 8 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Vushtrria e mbyll këtë gjysmësezon me 13 pikë, 4 fitore e 5 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.