DËNOHEN GJYQTARËT E NDESHJES, BASHKIMI-SIGAL PRISHTINA
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër përballjet kryesore të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës te meshkujt, Bashkimi – Sigal Prishtina, ka kaluar me telashe të shumta.
Në informatorin e lëshuar nga FBK-ja për këtë xhiro, bien në sy dënimet për treshen e gjyqtarëve, Daut Mehmeti, Ngadhnjim Shabani e Amar Djekovic, të cilët ishin të deleguar, për sfidën në fjalë
Vendimet e lëshuara nga FBK-ja, për 3-shen e gjyqtarëve:
1.Daut Mehmeti, gjyqtari Kryesor ne ndeshjen Bashkimi vs Sigal Prishtina Konform Nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mosdelegim.
2.Ngadhnjim Shabani, gjyqtari 1 ne ndeshjen Bashkimi vs Sigal Prishtina, Konform Nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mosdelegim.
3.Amar Djekovic gjyqtari 2 ne ndeshjen Bashkimi vs Sigal Prishtina , Konform nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mosdelegim.
Kjo ndeshje në fund i takoi Bashkimit, ndërsa përpos referëve të ndeshjes, FBK-ja ka shqiptuar dënime edhe për akterët e të dyja klubeve, që vijojnë kështu:
1.Elvan Iljazi( Bashkimi) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.Nikola Vukcevic (Bashkimi) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
3.Daniel Lekndreaj ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
4.Bledar Thaçi ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.3 te PG denohet me 500 euro.
5.Albin Gashi ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.3 te PG denohet me 500 euro.
6.Argjend Breznica ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.3 te PG denohet me 500 euro.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.