Basketboll

Lajmi i fundit: Shiten të gjitha biletat për ditën e tretë në Festivalin e Basketbollit  

Dita e tretë e Festivalit të Basketbollit pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi në program janë tre ndeshje shumë interesante.

Nga ora 14:00 zhvillohet dueli gjysmëfinal për Kupën e Ligës së parë, Feronikeli – Penza dhe më pas vëmendja e të gjithëve do të jetë në dy ballafaqimet gjysmëfinale, nga ora 16:30 Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli dhe nga ora 19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni.

Sipas burimeve të Asistit brenda organizatorëve të “Final 8” Kupës së Kosovës, tashmë 2000 biletat e hedhura në treg janë shitur në afat rekord, kështu që mbrëmja e sontme pritet të jetë një tjetër natë magjike në Rahovec./Asisti.

Komentet janë të mbyllura.