Basketboll

E FUNDIT: PEJA SHKARKON TRAJNERIN EDI XHELALIJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i pakëndshëm ka ardhur sot nga skuadra e Pejës.

AsistiOnline.com nëpërmjet burimeve të afërta me skuadrën pejane, ka mësuar se drejtuesit e ekipit tashmë kanë shkarkuar nga pozita e deritanishme e trajnerit, kroatin Edi Xhelalija.

Sipas po të njëjtave burime, thuhet se vendimi për shkarkimin e kroatit Xhelalija është marrë përfundimisht një ditë pas humbjes së Pejës në shtëpi nga skuadra e Ponte Prizrenit. Sepse për Pejën kjo ishte humbja e tretë këtë edicion karshi shtatë fitoreve në dhjetë xhiro të zhvilluara dhe drejtuesit e klubit, nuk ishin aspak të kënaqur me drejtimin e skuadrës nga kroati.

Pejën deri në përfundim të stinorit vjeshtor, pritet ta drejtojë ndihmës-trajneri i ekipit, Petrit Zeqiri.

Peja, aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 17 pikë të mbledhura, një më pak se Rahoveci që është lider, dhe ndeshjen e fundit kampionale për këtë vit e luan në vikend kundër Bashkimit në Prizren.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.