Basketboll

ISH-REPREZENTUESI I KOSOVËS, TRANSFEROHET NË ELITËN ZVICRANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës së Pejës, Malcolm Armstead, sivjet është bërë me skuadër të re.

Armstead është transferuar tek skuadra e madhe zvicrane, ”Fribourg” ekipi i cili përpos ligës nacionale, luan edhe në Champions League dhe FIBA Europe Cup.

Në stinorin e kaluar, Armstead luajti tek skuadra e Pejës me mesatare prej, 8.1 pikëve, 6.8 asisteve, 3.9 kërcimeve dhe 1.6 vjedhje topash për ndeshje.

Vlen të ceket se 31 vjeçari me nënshtetësi amerikane dhe kosovare, ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në parakualifikimet për Kampionatin Evropian 2021.

Përpos shtetit të Kosovës, Armstead gjithashtu ka luajtur profesionalisht në Greqi (AEK Athinë, Rethymno dhe Kymis), Lituani (Neptunas), Rusi (Avtodor), Slloveni (Krka), Turqi (Stamboll BBSK, Yesilgiresun Bld dhe Buyukcekmece) etj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.