Basketboll

YLLI E NISË 2021-TËN, ME NJË TRANSFERIM TEJET CILËSOR NGA TURQIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka nisur vitin 2021, me zyrtarizimin e një transferi të ri dhe tejet cilësor për stinorin pranveror.

Therandasit kanë afruar në radhët e veta, amerikanin, Mitchell Wilbekin i cili luan në pozitën e fundorit dhe pritet të jetë një forcë shtesë për klubin që po drejtohet nga turku, Fatih Gezer.

Wilbekin i gjatë 1.88cm në stinorin 2019/20 u paraqit për skuadrën nga Liga e parë turke, ”Konyaspor” dhe ishte shënuesi më i mirë i ekipit, ku në 21 ndeshje të zhvilluara, luajti 29.4 minuta për ndeshje me mesatare, 14.8 pikë, 2.7 asiste e 2.3 kërcime.

Para ardhjes te skuadra turke, Wilbekin luajti për katër vite rresht me kolegjin amerikan nga NCAA1, ”Wake Forest” dhe ishte ndër lojtarët kryesorë aty.

Klubi nga Theranda ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme, do të ketë edhe befasi të tjera në merkato me qëllimin e vetëm, kompletimin e skuadrës në luftën për trofe.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.