SPEKTAKËL I GARANTUAR NË ASISTIN FESTIV, TË DIELEN NGA ORA 16:00
Prishtinë(AsistiOnline) – Adhurues të basketbollit kudo që jeni, në Kosovë, trojet etnike, Evropë apo kudo në botë, ‘Urime Vitin e Ri 2021’, ASISTI do t’ju dëshiron me emision festiv dhe më special se zakonisht.
Vitin e fillojmë me personalitetet e basketbollit kosovar të cilat, secili në mënyrën e vet, ishin të veçantë gjatë 2020-tës.
Enisa Kamerolli, plejmejkerja fantastike e Prishtinës dhe shpresa e basketbollit femëror të Kosovës që ka shkëlqyer sivjet dhe ka fituar bursë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar dhe luajtur.
Pas një kohe të gjatë, vjen ish basketbollisti që shënoi dekadën e parë duke luajtur për Bashkimin, Mabetexin e Prishtinën dhe fituar 5 tituj dhe 6 Kupa, tash trajner i suksesshëm i AS Prishtinës, Valentin Spaqi.
Vitin e fillojmë edhe me atë që po luan tash e katër dekada, gjatë viteve 90’ta, 2000’ta, 2010’ta dhe 2020’ta, duke fituar rekordin e trofeve: 35 tituj e Kupa dhe me 40 vjetët e tij është ende në formë.
Edmond Azemi. Kur e ka ndërmend të pensionohet? Këtë e shpalos në ASISTIN festiv , Edo legjendar
Urim Zenelaj i cili me shifrat e tij fantastike vitin e kaluar u shpall MVP dhe sivjet po ndihmon Ponte Prizrenin në luftë për titullin e kampionit vjeshtor tregon nëse është i gjatë: 213, 215 apo 216 centimetra?
ASIST-i festiv sjell përmbledhjen komplete të gjitha garave: Kupat, Superkupat, Superligën e Femrave, Ligën 1 e Superligën e meshkujve, si dhe ri-kapitullimin e shfaqjeve të Kosovës në parakualifikimet për Botërorin 2023
Gjitha këto dhe shumë më tepër, të Dielën me 3 Janar 2021, nga ora 16:00 në Art Sport 1 dhe Klan Kosova. Andaj mos e humbisni, sepse keni çka me pa.
Deri në fillimin e emisionit, zemrat tuaja le ti ngrohë dashuria për basketboll.
Komentet janë të mbyllura.