Basketboll

FINAL8 Kupa e Kosovës: PRISHTINA FITON TË 4-TËN RRESHT DHE TË 14-TËN PAS LUFTËS

ZM Prishtina 96:60 Rahoveci

Z Mobile Prishtina për herë të 4-te rresht , dhe te 14-ten ne histori te klubit e ka fituar Kupën e Kosovës në Basketboll , pasi në finale mposhti skuadren e Rahovecit me rezultat 96 me 60 .

Vetëm 2 basketbollist te Prishtines nga 11 sa lujten nuk arriten te shenojn pike , kurse me efikasi ishte Dardan Berisha me 22 pike, prej tyre 6 treshe dhe shtoi edhe 6 asistime .

Amerikani Bullock në kte duel përpak nuk shënoi double double pasi i mungoi 1 kërcim. Kontributi i tij ishin 21 pikë e 9 kërcime kurse në total 5 basketbollist e mbyllën këtë finale me pike dyshifrore:

Bashir luajti me 14 pikë, Boukichu shtoi double double prej 13 pikëve dhe 11 kercimeve kurse plejmejkeri Divajn Miles ishte fenomenal me 10 pikë, 7 kërcime e 5 asistime .

Ne anen tjeter te Rahoveci , vetem dy basketbollist arriten te shenojn pike dyshifrore .

Frederick Richardson ishte më i disponuari me dyshifror të dyfisht prej 26 pikëve e 10 kercimevendërsa Arian Qallaku ishte basketbollisti i dyte te vreshtaret qe shenoi pikë dyshifrore dhe ndeshjen e përmbylli me 12 pikë e 7 asistime.

Në kte duel duhet theksuar faktin se dy armët kryesore të Rahovecit , Minnis dhe Stenback dështuan të japin kontributin e tyre të zakonshëm. Stenback që ishte hero i gjysmëfinales kundër Pontes , shënoi vetëm 7 pikë për 30 minuta lojë , sikurse edhe Deshon Minis që realizoi po ashtu vetëm 7 pikë por edhe e përmbylli ndeshjen 13 minuta para kohe për shkak të 5 gabimeve personale

Gjatë tërë kësaj finaleje, Prishtina ishte dominuese dhe udhëhoqi nga fillim deri në fund

3 pikeshat e Berishës dhe shenimet e Bashirit i dhanë përparësi bardh e kalterve që qerekun e pare e mbyllen 21 me 14 .

Nderkohe Rahoveci tentoi kunderpergjigjen ne 10minuteshin e dyte , por  Stanback e Minis humben shume gjuatje kurse nga ana tjetër kaltër e bardhët e kapitalizuan edhe me shume rezultatin duke perfunduar 20 minutat me plus 16 pike,  48 me 32

Pas pushimit, kur u prit rikthimi i Rahovecit, kjo gje nuk ndodhi pasi edhe Deshon Minnis shkaktoi  personalen e pestë dhe kjo ndikoi qe skuadra vendase të dorëzohet

Kete e shfrytezuan bardh e kalterit , duke realizuar pike te shpejta dhe atraktive me ngulitje te cilat I përfundonin Boukichu e Bullock per ta quar epersine ne 25 pike.

Qereku i 4-te ishte formalitet pasi qe fituesi tashmë ishte përcaktuar dhe në fund, semafori tregonte 96 me 60 per Z Mobile Prishtinen

Dardan Berisha i cili luajti me 22 pike u shpall edhe basketbollisti me i vlefshëm apo MVP  i Finales së Kupes se Kosoves 2019. Ai u shpreh I kenaqur qe e ndihmoi ekipin e tij drejt kupes se 14-te .

Nderkohe Arian Qallaku u deklarua shume i lumtur qe skuadra Rahovecit arriti ne finale.

Është ky trofeu i 14-te i Kupës se Kosoves nga pas lufta duke e fituar me se shumti këtë garë kurse për Rahovecin arritja ne finale eshte suksesi me i madh I klubit .

Komentet janë të mbyllura.