OLIMPIAKOS FITON DRAMËN NDAJ BAYERNIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpiakosi ka arritur ta fitojë përballjen dramatike ndaj Bayernit të Mynihut në kuadër të xhiros së 18 në Euroligë.
Skuadra greke ka triumfuar ndaj bavarezëve nga Gjermania me rezultat tepër të ngushtë dhe dramatik, 84-82, me shënimin e Kostas Slouskas për 2 pikë, 1 minutë pa përfunduar sfida e që shënime të tjera më nuk kishte.
Kostas Slouskas me 24 pikë dhe Sasha Vezenkov me 13 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar në triumfin e Olimpiakosit sonte.
Përderisa tek gjermanët s’mjaftuan për fitore, Dennis Seeley me 26 pikë e Jalen Reynolds me 20 sosh.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.