Basketboll

Z MOBILE PRISHTINA PËRPAK NUK E GJUNJËZOI SKUADRËN E FAMSHME ITALIANE

Z Mobile Prishtina zhvilloi edhe një ndeshje fantastike në kuadër të FIBA Europe Cup edhe pse humbi me rezultat në ndaj skuadrës së famshme italiane, Pallacanestro Varese me rezultat 77-80.

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për 1/8 së finales të FIBA Europe Cup.

“Kalërebardhët” e nisën keq ndeshjen pasi çerekun e parë e humbi me rezultat 12-25.

Çereku i dytë ishte i mirë për vendasit pasi u këndellën dhe arritën ta fitonin atë me rezultat 20-12 dhe me rezultat të përgjithshëm 32-37.

Edhe në çerekun  e tretë vendasit arritën ta dominojnë lojën dhe epërsinë e parë e arritën me një treshe të Dardan Berishës për rezultatin 43-41.

Çereku i tretë u mbyll në të mirë të Prishtinës me rezultat 28-15 dhe me rezultat të përgjithshëm 60-52.

Fundi i çerekut të katërt ishte fatal për prishtinasit, pasi arritën t’i shënonin vetëm 17 pikë e i pranuan 28.

Lojtari më i mirë te Prishtina ishte Muhammed Bashir Ahmed me 11 pikë, kurse te Varese Dominique Archie me 22 pikë.

Komentet janë të mbyllura.