ZYRTARE: VËLLAZNIMI PËRFORCOHET EDHE ME ANDI SHEHUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit që sivjet u inkuadra në elitën e basketbollit kosovar, ka shtuar në skuadër edhe një përforcim për pranverë.
Ekipi gjakovar ka njoftuar sot, se ka shtuar në skuadër, alo-qendrën prizrenase, Andi Shehu.
24 vjeçari, Andi Shehu luan në pozitën e alo-qendrës me një gjatësi 2.00cm dhe në stinorin vjeshtor është paraqitur për skuadrën nga Liga e parë e Sllovenisë, ”KK Branik”, pjesë e së cilit ekip, ishte edhe ish-qendra e KB Peja, Salih Nuhanoviç.
Shehu që në 4 stinorët e fundit luajti në basketbollin slloven me skuadra nga rangje të ndryshme, ka qenë edhe më herët pjesë e basketbollit kosovar, duke u paraqitur te Bashkimi në stinorin 2015/16 dhe kishte pasur mesatare prej, 5.3 pikëve e 1.5 kërcimeve.
Përpos klubeve kosovare, basketbollisti prizrenas më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës si dhe asaj U-20, andaj te Vëllaznimi pritet të sjellë freski të theksuar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.