Basketboll

TREPÇA TRANSFERON RONI KOSHIN NGA VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka zyrtarizuar transferimin e parë, pas hapjes së afatit kalimtar dimëror në basketbollin e Kosovës.

‘Xehtarët’ kanë transferuar në radhët e veta, basketbollistin gjakovar Roni Koshi i cili deri tani ka qenë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit.

Me Vëllaznimin në stinorin vjeshtor, Roni kishte mesatare prej, 7.5 pikëve, 2.7 asisteve e 1.7 kërcimeve për ndeshje.

Roni ka përvojë edhe jashtë kufinjëve të Kosovës, si lojtar i grupmoshave të reja të Galatasaray dhe kapiten i reprezentacionit U-19 të Turqisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.