Basketboll

RC COLA DRITA SYNON SUPERLIGËN ME 2 PËRFORCIME TË REJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Me vetëm 1 humbje në vjeshtë dhe si nën-kampione vjeshtore, RC Cola Drita në pranverë do ta synojë inkuadrimin në elitën e basketbollit kosovar.

Për këtë synim të vështirë, skuadra gjilanase në afatin e janarit është përforcuar me 2 basketbollistë.

Gjilanasit kanë rikthyer në ekip, fluturuesin, Arian Mehmeti i cili në vjeshtë u paraqit te Sigal Prishtina  dhe kanë transferuar basketbollistin e huaj, Xzavier Barmore.

Me këto dy transfere dhe pjesën tjetër të skuadrës, Drita synon rikthimin në elitën kosovare të basketbollit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.