Basketboll

VAZHDON FORMA E MIRË E MEMPHISIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Memphis Grizzlies e kanë vazhduar formën e mirë të javëve të fundit në stinorin e ri të NBA-së.

Skuadra e Grizzlies e ka arritur edhe fitoren e katërt rresht, duke mposhtur kësaj radhe ngushtë, Philadelphian me rezultatin final, 106-104.

Ja Morant i rikthyer nga lëndimi, ishte basketbollisti më i dalluar për Memphisin në këtë fitore, duke realizuar 17 pikë e i ndihmuar edhe nga Xavier Tillman me 15 pikë.

Tek Philly s’mjaftuan për fitore, Shake Milton me 28 pikë e as Tobias Harris me 21 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.