Basketboll

FITORJA E PESTË RRESHT PËR UTAH JAZZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz aktualisht është njëra prej skuadrave me formën më të mirë në NBA.

‘Gjezerët’ mbrëmë e kanë arritur edhe fitoren e pestë rresht, duke triumfuar kësaj radhe përballë Denverit me rezultat të ngushtë, 105-19, por shumë i vlefshëm për vazhdimësinë e fitoreve.

Basketbollistët më të dalluar në këtë triumf për Jazz ishin, Jordan Clarkson me 23 pikë e Donovan Mitchell me 18 sosh.

Tek Nuggets s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike e Nikolla Jokiçit që ishte afër triple-double’it(35pk, 14krc, 9ast), por as Jamal Murray që realizoi 30 pikë.

Aktualisht, Utah Jazz ka 9 fitore e 4 humbje. Përderisa, Denveri ka 7 humbje e 6 fitore.

/AsistiOnline.com/

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=lrecEOk-vAU

 

Komentet janë të mbyllura.