MYLES SHKËLQEN, PRIZRENI MPOSHT THELLË VËLLAZNIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur njërën prej fitoreve më të thella në Superligën e Kosovës në Basketboll, duke mposhtur në udhëtim, ekipin e Vëllaznimit.
Prizrenasit kanë arritur të fitojnë thellë në ”Shani Nushi” të Gjakovës me rezultatin, 92-112, edhe pse pjesa e parë e sfidës ishte tejet e baraspeshuar, por dallimi kryesor u bë në dy periodat e fundit.
Ishte pikërisht Ponte Prizreni, skuadra që e nisi më mirë sfidën, duke fituar periodën e parë tejet thellë, 23-36, përderisa në atë të dytë, Vëllaznimi si duket u këndell dhe e fitoi me 9 pikë dallim, 30-21 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e ngushtë, 53-57, në favor të Prizrenit.
Loja e mirë e Prizrenit u rikthye menjëherë në çerekun e tretë, kjo periodë ju takoi mysafirëve me 10 pikë dallim, 25-35, ndërsa periudha e fundit i takoi poashtu Prizrenit edhe pse më ngushtë, 14-20, por që ishte konfirmim i fitores së tyre.
Transferi i fundit, Divine Myles shkëlqeu në këtë takim me plotë 39 pikë, 4 kërcime e 4 asiste, i ndihmuar edhe nga Arti Hajdari me 21 pikë, Xavier Cannefax me 19 pikë, Josh Martin me 12 pikë e Urim Zenelaj me 10 sosh.
Tek Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Chris Hortman me double-double(35pk, 11krc), Devante Jackson me 17 pikë e Andi Shehu me 13 sosh.
Pas xhiros së 16-të, Prizreni ngjitet në pozitën e parë, por vetëm përkohësisht me 27 pikë, 11 fitore e 5 humbje, ndërsa Vëllaznimi mbetet i 6-ti me 20 pikë, 4 fitore e 12 humbje.
Në xhiron e vikendit, Vëllaznimi i shkon Bashkimit e Prizreni e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.