RIFATI: KLUBET PO INVESTOJNË SHUMË, PËRGJEGJËSIA E GJYQTARËVE DUHET TË JETË E MADHE
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës(SHGJFBK), ka lëshuar komunikatë zyrtare pas kritikave të shumta në adresë të anëtarëve të saj nga klubet kosovare.
Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme në basketbollin e Kosovës i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit karizmatik të skuadrës elitare, Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati i cili më parë ka qenë pikërisht edhe gjyqtar i spikatur dhe tejet autoritativ në basketboll.
Në një prononcim dhënë AsistiOnline.com në lidhje me këtë çështje, Rifati ka theksuar se e ka lexuar me kujdes komunikatën e SHGJFBK-sδ, porse deklaratat e tilla nuk shërbejnë në të mirën e basketbollit kosovar dhe të vetë apostrofuarve, sepse klubet po investojnë shumë në basketboll, ndërsa gabimet e shumta po ndodhin dhe gjyqtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm.
”Deklaratën e Shoqatës së Gjyqtarëve e lexova me kujdes, përkundër respektit që kam për ish kolegët, deklaratat e tilla nuk shërbejnë për të mirën e basketbollit, po aq më shume në të mirën e atyre.
Selektim të ndeshjeve asnjëherë nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë, pasi personalisht kam qenë gjyqtar për 13 vite dhe kam udhëhequr gjatë, politikën e gjyqtarëve në shoqatë.
Mos të harrojmë se për çdo gjë ka zgjidhje, për të gjithë prioritet janë basketbollistët dhe basketbolli, për gjyqtarë u bë zgjidhje edhe para një viti, me ta ose pa ata, ju garantojë që basketbolli do të luhet.
Unë mendoj që gabimet në fakt janë njerëzore, porse niveli i përgjegjësisë duhet të jetë më i lartë ngase pesha e vlerës së gabimeve në Superligë ka kosto për klubet që vet e dijnë, se sa shumë vështirësi po kemi.
Te gjithë mund të jemi të gabueshëm por assesi të pazëvendësueshëm. Sa i perket gabimeve, është një karakter burrëror që pranon fajësinë apo thjesht një ditë e keqe dhe për ne, jemi ok. Por klubeve askush s’mund t’ju lëshoj “këmbët e arushës”, tha trajneri i Ponte Prizrenit, skuadër e cila sivjet me ngulm e synon minimalisht një trofe në basketbollin e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.