Basketboll

EDONI S’KA TË NDALUR, SIGURON FITOREN E RADHËS PËR SKUADRËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni po vazhdon të impresionojë me paraqitjet maestrale në Ligën Baltike me skuadrën estoneze, ”Parnu”.

Në ndeshjen e sontme të Parnus përballë Tartu Ulikoolit, Maxhuni ishte më meritori pse skuadra estoneze, festoi fitoren me rezultat, 67-91.

Edhe në këtë përballje, Edoni si zakonisht ishte pikëshënuesi kryesor i ekipit me 21 pikë, por duke shtuar edhe 3 kërcime e 3 asiste dhe duke konfirmuar edhe njëherë, formën e lartë në të cilën po kalon ky djalosh.

Skuadra e Parnus është bërë lidere e padiskutueshme e Ligës Baltike me 15 fitore e vetëm 3 humbje.

Përderisa në drejtim të 22 vjeçarit nga Mitrovica e Kosovës, tashmë kanë mbërrijtur shumë oferta serioze nga ekipe të mëdha nga top-ligat evropiane.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.