Basketboll

DY SKUADRA ME SYNIME TË KUNDËRTA, HAPIN DITËN E DYTË TË XHIROS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës, vazhdon edhe sot me përballje mjaftë interesante në program.

Golden Eagle Ylli që ka shënuar katër fitore në stinorin pranveror në katër ndeshje do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e stinorit pranveror. Therandasit kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore dhe 14 humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 19

E dielë

15:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.